Analizë detajuese në Euronews Albania, Tritan Kalo “zbërthen misteret” e COVID-19
Lehtësimi i masave në vendin tonë është shoqëruar edhe me shtim të personave të prekur me COVID-19. Gjatë ditës së sotme u raportuan 18 raste të reja, duke e thyer kështu “traditën” e dy ditëve të mëparshme që kjo shifër ishte në kuotën një shifrore.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me mjekun e njohur, Tritan Kalo, i cili tha se shtimi i rasteve nuk ka vend për shqetësim ndërsa theksoi se, arma kryesore për të mposhtur virusin tani mbetet në “dorën e qytetarëve”.
“Hapja dhe shtimi i kontaktit në popullatë e bën të pritshme shtimin e rasteve. Nuk janë raste të vatrave të reja, por janë kontakte me të sëmurët e mëparshëm. Kjo e bën të nevojshme që të ruajmë distancën fizike. Pra, kjo hapja dhe kjo lëvizja bën që njerëzit t’i nënvlerësojnë masat e distancimit fizik dhe kjo bën detyrimisht të shtohet numri. Kemi mbi 13 ditë që nuk kemi asnjë viktimë nga kjo sëmundje dhe këto parametra po përpiqemi t’i ruajmë. Faktori kryesor është sjellja e qytetarëve”, tha ai.
Ai u shpreh se pavarësisht luhatjeve të numrave, në ditët në vijim pritet që numri i qytetarëve të infektuar të ulet ndjeshëm.
“Gjatë këtyre ditëve po, dhe pastaj shpresoj të rikthehet aty ku ishim në ditët e fundit. Mbi të gjitha mbetet vetëndërgjegjësimi i popullatës për mbarëvajtjen e kësaj pandemie në vendin tonë”, shtoi doktori.
Mjeku Kalo theksoi se në dy spitalet COVID aktualisht ndohen tre persona, të cilët po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
“Në të dy strukturat janë në terapi intensive tre persona jo të intubuar, por që kanë nevojë për asistencë. Jemi të lehtësuar për dy gjëra. E para, se ka më shumë jetë njerëzish të shpëtuar, ne vetë ndjehemi më të lehtësuar sepse është lehtësuar barra. Personat më të rrezikuar në të gjithë botën është personeli mjekësor”, shtoi ai.
Gazetarja e Euronews Albania, Bruna Çifligu, pyeti doktorin se çfarë sugjerimi ka ai për rihapjen e lëvizjeve në zonat e kuqe, doktor Kalo dha këtë shpjegim: “Unë e kam thënë, se mundësia është se ajo që nuk është bërë ligjore është bërë faktike nga popullata. Deri sa një gjë e tillë është bërë fakt i kryer dhe kjo është e mirë që të pranohet, por mbyllja brenda zonave është e mirë që të vijojë për ca kohë, sepse akoma kemi një numër të madh personash aktivë në Tiranë, Krujë dhe në Shkodër”, tha ai.
Ai ka sqaruar edhe paqartësitë në lidhje me rikthimin apo jo të COVID-19 në vjeshtë. Doktor Kalo u shpreh se nuk bëhet fjalë për një rikthim, por se virusi në fjalë do të rishfaqet ashtu siç rikthehen infeksionet e tjera.
“Unë po e shpreh tek ju, nuk është hera e parë që e kam thënë. Nuk bëhet fjalë për rikthim, por rishfaqje sepse infeksioni nuk do të zhduket. Në vjeshtë bashkë me kthimin e infeksioneve të tjera, detyrimisht një pjesë e infeksioneve do shfaqen, dhe midis tyre do të ketë të sëmurë nga COVID-19”, theksoi ai.
Në përfundim të intervistës, doktor Tritan Kalo shpjegoi dy fenomene që po ndodhin në Shqipëri, dhe që për të cilat mban një qëndrim shumë kritik.
“Pakënaqësia ime lidhet me dy probleme kryesore: Së pari për shkeljen dhe mosndërgjegjësimin qytetar, i cili çalon. Një popullatë që është aktive nuk ka pse të bëhet pre e infeksionit të tillë. Nuk kemi njerëz për të humbur. E dytë, ajo që më shqetëson është politizimi i gjërave të pavlefshme. Nuk bëhet politikë me sëmundjen, me të vdekurit, me pandeminë. Politika bëhet me politika shëndetësore, me përmirësimin e sistemit shëndetësor. Një popullatë e shëndoshë tregon vitalitetin e një kombi në të ardhmen”, përfundoi ai.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë