Borrell viziton Ballkanin Perëndimor, të martën me Ramën në Tiranë

13 Mars 2022 | 18:49

Shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell do të udhëtojë drejt Ballkanit në datat 13 deri në 16 mars. Vizita kryhet për të konfirmuar mbështetjen për rajonin pas luftës në Ukrainë.

Borrell do të jetë të hënën në Shkup, ku do të takojë presidentin, kryeministrin, kryetarin e parlamentit dhe disa ministra.

Ditën e martë, Borrell do të vijë në Tiranë ku do të takojë kryeministrin Edi Rama.

Pas kësaj, ai do të takojë përfaqësues të shoqërisë civile. Të mërkurën, Borrell do të shkojë në Sarajevë, një vizitë e qëllimshme edhe për shkak të situatës së tensionuar në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe...
12:37 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026