Legalizimi i kanabisit, Spartak Ngjela dhe Agron Duka përplasen në “Ilva Now”
Qeveria shqiptare po punon për legalizimin e kanabisit medicinal dhe sipas Kryeministrit, Edi Rama kjo çështje është diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtarë. Për të diskutuar për këtë çështje, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe avokati i njohur, Spartak Ngjela shprehën mendimet e tyre pro dhe kundër kësaj iniciative.
Për z. Duka gjendja politike në Shqipëri nuk lejon monitorimin dhe e shikon të dëmshme si ide pasi mund të degradojë në trafik.
“Ky ligj mund të degradojë në trafik dhe në vend që të kemi përfitime ekonomike mund të kemi probleme të tjera me kultivimin ilegal të kanabisit. Ky shtet rumpallë që është sot, nuk mendoj se mund ta ketë nën kontroll kultivimin e kësaj bime, dhe të marrë benefite. Përkundrazi mund t’i kthehet në bumerang. Sot edhe sikur të ishte PD në pushtet nuk do të kishte forcë që ta kontrollonte”, tha kreu i PAA.
Ndërsa për avokatin Ngjela, përgjegjësia do të jetë e qeverisë dhe në rast se legalizohet Kryeministri do të ketë përgjegjësi para ndërkombëtarëve.
Pasi të legalizohet dhe të ndodhë kështu siç tha z. Duka, e keqja nuk është pse vajti narkotika në Itali por humbasim pikët tona për kandidimin tonë në BE dhe prishim kushtet. Nëse Kryeministri e bën këtë për të na nxjerrë nga BE do të mbajë përgjegjësi shumë të madhe. Z. Duka është në opozitë edhe unë në opozitë jam, le ta provojë dhe të dështojë dhe do të rrëzohet nga pushteti. Po të isha unë në pushtet do ta kisha bërë 10 vjet më parë”, tha z. Ngjela.
Sipas avokatit, nëse nuk garantohet prosperiteti i Shqipërisë, ligji nuk mund të bëhet për të sjellë një fitim prej 100 apo 200 milionë euro. “Risku është për fatin e Shqipërisë, për këtë do të mbajë përgjegjësi Kryeministri”, shtoi ai.
Por, z. Duka kundërshtoi duke thënë se sado i mirë të jetë ligji, Kryeministri ka treguar se nuk e zbaton atë. Për të treguar lulëzimin e kanabisit ilegal në vend, kreu i PAA-së tha se, 144 mijë koshere bletë janë zhdukur në 2016 nga pesticidet e përdorura për kultivimin e kanabisit, që janë 56 milionë euro humbje.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta