‘Europa Nostra’ kundër shembjes së Teatrit: Monument që mbrohet nga ligji kombëtar, shoqëria civile dhe ekspertët

15 Maj 2020 | 05:25

Organizata prestigjioze “Europa Nostra” ka reaguar përmes një deklaratë urgjente lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Twitter, “Europa Nostra” e cila e ka renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë, shkruan se godina mbrohet me ligj kombëtar dhe nga shoqëria.

“Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës.

Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”, – shkruhet në faqen zyrtare në Twitter të kësaj organizate, ku ndër të tjera përdoren hashtag si ‘vlerë europiane’, apo ‘sundimi i ligjit’.

Këshilli i Bashkisë së Tiranës miratoi dje vendimin për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Vendimi ka marrë shumicën e votave nga 61 anëtarët e këshillit, ku 51 janë përfaqësues të PS-së.

Sipas kësaj shkrese, Bashkia e Tiranës do të marrë mbështetjen e Policisë së Shtetit në shembjen e godinës, gjë e cila nuk është mirëpritur nga ana e komunitetit të artistëve ku në mënyrë të përsëritur e kanë kundërshtuar këtë vendim të Bashkisë. 

Vetëm pak ditë më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave, trualli i godinës së Teatrit Kombëtar i kaloi në pronësi Bashkisë së Tiranës. Shembja do t’i hapë rrugën ndërtimit të një teatri të ri, që parashikohet të realizohet me fondet e buxhetit të shtetit.

Mund të lexoi gjithashtu:

Monika Kryemadhi zbulon ‘planin’ se si do të mbrohet Teatri Kombëtar nga shembja

Basha flet për akt lufte: Nëse shembet Teatri, prisni zjarr nga Surreli tek qendrat tregtare

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026