Serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje, thotë Chollet

15 Mars 2022 | 11:03

Është e rëndësishme që qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë të mund të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 3 prill.

Kështu u shpreh këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet pas një bisede telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Zhvillova një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës dhe theksova rëndësinë që qytetarët me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare të Serbisë më 3 prilli”, ka shkruar Chollet në Twitter.

Më 19 shkurt, institucionet e Kosovës nuk e kanë lejuar mbajtjen e referendumit serb për disa ndryshime kushtetuese, sipas kërkesës së Beogradit. Qeveria e Kosovës ka thënë se serbët që jetojnë në Kosovë dhe që kanë të drejtë vote në Serbi mund të votojnë me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse për këtë referendum.

Sa i përket zgjedhjeve të 3 prillit, Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, nëse Beogradi zyrtar i dërgon kërkesë Qeverisë së Kosovës, tha të hënën shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

“Përgjigja e institucioneve të Kosovës, tashmë e konfirmuar edhe në nivel të legjislativit, është që vetëm në një pranim të kërkesës zyrtare nga shteti i Serbisë drejtuar shtetit të Kosovës me kërkesë bazuar në ligjet e aplikueshme të Kosovës dhe në praktikat evropiane, do të shqyrtohej ajo kërkesë dhe do të merrej vendimi për apo kundër mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ajo shtoi se deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë zyrtare nga Serbia drejtuar institucioneve të Kosovës.

Sipas saj, Beogradi i është drejtuar institucioneve ndërkombëtare për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve, por Kusari-Lila tha se “në Kosovë autoriteti sovran është Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Kosovës”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026