Zonat e nxehta të luftimeve në Ukrainë
Sulmi i raketave ruse vijon të godasë zona të banuara në qytetet ukrainase. Kievi është sulmuar për të tretën ditë rradhazi me raketa. Viktima dhe banesa të shkatërruara kishte edhe në qytetin Kharkiv.
KIEV
Për të tretin mëngjes rradhazi kryeqyteti i Ukrainës u zgjua nën sulmin e raketave ruse. Edhe këtë mëngjes bombat goditën një godinë të banuar me 12 kate.
Qendra e Kievit vijon të goditet nga raketat ruse ndërsa luftime të ashpra po ndodhin në periferinë veriore të kryeqytetit.
KHARKIV
Sulmet vijojnë edhe në Kharkiv ku dy persona humbën jetën gjatë sulmit të mbrëmjes së të martës. Dy godina shumëkatëshe të banuara u shkatërruan nga sulmi. Katër persona u shpëtuan nga rrënojat.
ODESA
Në jug forcat detare ruse të martën bombarduan qytetin e Odesës, ku janë afruar sërisht mëngjesin e sotëm.
DONBAS
Në lindje luftimet janë edhe më të ashpra, veçanërisht rreth Luhanskut të marrë nën kontroll nga Rusia. Forcat ruse atje përpiqen të lëvizin drejt perëndimit për tú bashkuar me trupat e saj në jug.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)
Nga zyra e kryeministrit britanik, në atë të shefit të NATO-s: Planet e Keir Starmer
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)