Asnjë rast të gripit të shpendëve në vend, dhjetëra pelikanë ngordhin në Greqi
Një numër i lartë shpendësh të llojit pelikani kaçurrel janë gjetur të ngordhur në anën greke të Liqenit të Prespës. Kjo është bërë me dije përpara disa ditësh nga Agjencia e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit në Shqipëri.
Kjo konfirmohet edhe nga drejtori i AZM Korçë, Iljon Thanas, i cili tregon se gripi i shpendëve ndodhet aktiv në anën greke, ndërkohë që ende nuk është vënë re prezenca e këtij gripi në anën shqiptare.
Edhe në Liqenin e Ohrit ende nuk ka asnjë sinjalizim të gripit të shpendit.
Në Shqipëri ditën e djeshme janë ngritur dyshimet për këtë lloj sëmundje, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë në daljen e saj për mediat ka sqaruar se ende nuk është identifikuar asnjë rast i gripit të shpendëve.
Sa i përket rasteve të dyshuara janë çuar për analiza në laboratorë specifikë.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.