Qytetarët grekë ankohen për naftën dhe gazin, qeveria premton mbështetje

17 Mars 2022 | 18:54

Qytetarët grekë denoncuan të enjten rritjen e çmimeve të energjisë, me konfliktin në Ukrainë që po i ngre ato gjithnjë e më shumë.

Të dhënat e fundit tregojnë se çmimet e benzinës në karburantet e Greqisë u rritën mbi 2 euro për litër për karburantet pa plumb.

“Çmimet e karburanteve mua më duken të larta dhe kjo situatë po na pengon të gjithëve”, tha një qytetar.

“Klientët janë larguar. Ata po i kufizojnë lëvizjet dhe nuk i marrin më automjetet, por zgjedhin autobusin dhe metronë”, u shpreh një tjetër.

Organizata Greke për Konsumatorët, INKA, deklaroi se pushtimi në Ukrainë po ngre edhe çmimet e ushqimeve, të cilat nëse llogariten që prej shtatorit janë rritur me 40 për qind.

“Ne sapo hapëm një dyqan të ri dhe rritja e elektricitetit, që më parë ishte 1 mijë euro, tani është 2.500. Është shumë për një biznes”, u shpreh një qytetar.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis deklaroi të mërkurën se Greqia do të shpenzojë 1.1 miliardë euro të tjera për të lehtësuar pozitën e konsumatorëve që vuajnë nga rritja e kostos së energjisë, përmes një pakete të re që do të përfshijë subvencione, një zbritje mujore të karburanteve dhe ndihma të vogla financiare për grupet e cenueshme dhe taksistët.

Këto masa pritet të ndihmojnë bizneset dhe konsumatorët shtëpiakë me 30 mijë euro të ardhura në vit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026