Shqipëria blen energji me 250 euro/megawat, nis plani i kursimeve

21 Mars 2022 | 12:10

Shqipëria është në gjendje emergjence energjetike prej muajit tetor. Thatësira, çmimet e larta të importit dhe vështirësitë që po dalin nga lufta në Ukrainë, po thellojnë këtë krizë.

Në janar-shkurt, Shqipëria importoi energji me çmim mesatar 186 euro, ndërsa në ankandet e deritanishme të marsit ka blerë energji mesatar 249 euro.

Qeveria po kërkon të kursehet ku është e mundur, por pa goditur familjet apo biznesin në faturat mujore.

“Duke pasur parasysh konsumin e lartë të energjisë për shkak të temperaturave të ulëta dhe faktin që prodhimi vendas është ulur ndjeshëm për shkak të mungesës së reshjeve, jemi të detyruar të dalim në import”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Hidrocentrali i Fierzës nuk ka ujë mjaftueshëm për të prodhuar energji. Madje ai është në nivelin më të ulët, në krahasim edhe vitet e kaluara këtë periudhë. Për këtë arsye, OSHEE dhe KESH kanë nevojë të blejnë.

Kryeministri Edi Rama tha disa ditë më parë se energjia deri në fund të këtij viti mund të kushtojë mbi 600 mln euro, për shkak të çmimit të rritur në bursë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026