‘Në një vit tregoi paaftësi’, Memli Krasniqi akuza ndaj Kurtit

22 Mars 2022 | 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Memli Krasniqi, e ka cilësuar si të paaftë, jokompetente dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës, qeverisjen njëvjeçare të Albin Kurtit.

“Ajo çfarë e karakterizon paaftësinë e kësaj qeverie, nuk është thjeshtë përformanca e dobët në realizimin e objektivave të saj. Karakteristika themelore e kësaj qeverie të paaftë, është kostoja që ajo ka prodhuar për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë filluar të mos shohin më as të ardhme në atdheun e tyre.

“Programi i qeverisë Kurti përgjithësisht ka qenë një lojë fjalësh. Aty ku nuk ka qenë lojë fjalësh, ka qenë kopje planesh. Aty ku nuk ka qenë kopje planesh, ka qenë nocione librash. Por program të qëndrueshëm që vendosë hapa konkret për zhvillim ekonomik, për rend dhe ligj, për punësim, për integrim e mirëqenie, nuk ka pasur”, tha ai në një konferencë për media.

Krasniqi i ka quajtur “të frikshme” shifrat e muajit dhjetor e janar, që sipas tij ishin rreth 100 mijë të rinj që prisnin vizat për t’u larguar nga Kosova.

Sipas Krasniqit, kryeministri Kurti është konvertuar në një politikan procedural pa kurrfarë vizioni politik e shtet-ndërtues.

Krasniqi ka numëruar sipas tij dështimet e Kurtit në procesin e dialogut dhe e ka quajtur skandaloze politikën e jashtme.

“Një vit i plotë, kur asnjë hap, as vendim, as veprim, as lobim nuk është ndërmarrë, qoftë për njohje të reja të shtetit të Kosovës, qoftë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka përmendur edhe refuzimin e gazit amerikan, si një nga vendimet më regresive që janë marrë në emër të institucioneve të Kosovës në dy dekada.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Analisti Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit

Mbrëmjen e kësaj të diele pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, për Review me Greta Topjanën në Euronews Albania analistët kanë komentuar rreth zhvillimit dhe...
00:39 | 08/06/2026

Kurti: Të gjithë garojnë, shumica votojnë e ne fitojmë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij para simpatizantëve të mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, pasi...
00:08 | 08/06/2026

Albin Kurti shpall fitoren: Kjo është dekada e qeverisjes së Vetëvendosjes!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai tha se rezultati konfirmon se...
00:07 | 08/06/2026