Turqia dënon nipin e Gylenit për terrorizëm
Nipi i klerikut Fethullah Gylen ka përfunduar në burg pasi u akuzua për terrorizëm, kanë raportuar mediat turke të martën.
Selahaddin Gylen u dënua me 3 vite dhe 4 muaj burg të martën në Ankara pas pretendimeve se ishte ‘i përfshirë në një organizatë terroriste’.
Ai ishte në kërkim nga Interpoli me kërkesë të Turqisë dhe u arrestua në Kenia në tetor të vitit 2020.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar Fetullah Gylenin si personin kyç pas grushtit të shtetit të pasuksesshëm ndodhur në 2016 dhe e ka cilësuar aleatin e tij të dikurshëm ‘lider terrorist’.
Gyleni, prej vitesh banor në Shtetet e Bashkuara, i ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat se ishte i përfshirë në puçin kundër presidentit turk.
Asokohe u arrestuan dhjetëra mijëra persona me pretendimin se ishin pjesë e lëvizjes Gyleniste.
Që prej 2016, Ankaraja gjurmon pjesëtarët e dyshuar të kësaj lëvizje që jetojnë jashtë vendit, dhe pohon se ka ‘riatdhesuar’ disa dhjetëra persona.
LEXONI GJITHASHTU:
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:18 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec