NATO vendos 4 grupe të gatshme në Bullgari, Hungari, Rumani e Sllovaki

23 Mars 2022 | 19:22

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që vendet anëtare të aleancës të bien dakord për rritjen e pranisë ushtarake në krahun lindor të Evropës.

Në një konferencë shtypi, ai paralajmëroi Rusinë që të heqë dorë nga kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore në konfliktin në Ukrainë.

“Pres që liderët të bien dakord për të forcuar pozicionet e NATO-s në të gjitha sferat, në veçanti në pjesën lindore të aleancës, në tokë, ajër dhe det. Hapi i parë është vendosja e katër grupeve të gatshme të NATO-s në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026