Ndërron jetë Madeleine Albright

23 Mars 2022 | 19:47

Ish-sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 84-vjeçare.

Albright ishte gruaja e parë që ka mbajtur postin më të rëndësishëm në Departamentin amerikan të Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar të mërkurën familja e saj në një postim në Facebook.

Albright konsiderohet si një prej figurave kyçe në administratën e ish-presidentit Bill Clinton dhe ka shërbyer si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në OKB.

Ndër të tjera, ajo ka këmbëngulur për zgjerimin e NATO-s, si dhe ndërhyrjen e aleancës euroatlantike për t’i dhënë fund luftës dhe spastrimit etnik në Kosovë.

Madeleine Albright, emri i vërtetë i së cilës është Marie Jana Korbelova, lindi në Pragë në vitin 1937. Babai i saj, një diplomat çek, u detyrua të largohej nga vendlindja pas pushtimit të Nazistëve më 1939.

Familja e saj udhëtoi drejt SHBA-ve në 1948 ku kërkuan azil politik me pretendimin se iu rrezikohej jeta pasi ishin kundërshtarë të regjimit komunist që u vendos pas Luftës së Dytë Botërore.

Albright fitoi nënshtetësinë amerikane në 1957.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026