‘Nona e Kosovës’, pse Madeleine Albright ishte figurë aq e dashur për Kosovën

24 Mars 2022 | 12:50

‘Të mos gabojë askush. Për sa kohë që kjo është dëshira juaj, Kosova do të mbetet shtëpia juaj’.

Me këtë fjali, në qendër të Prishtinës më 29 qershor të vitit 1999, ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Medeline Albright i siguroi qytetarët e Kosovës se vendi i tyre është i lirë.

Ata brohorisnin “Nona”, një epitet që e përdorën përgjatë 23 viteve të fundit për zonjën Albright.

“Dhe është reflektuar në mbështetjen tonë për Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës se drejtësia është mbi paqen. Të akuzuarit për spastrim etnik dhe vrasje duhet të vihen para ligjit dhe se Slobodan Millosheviç duhet të japë llogari për krimet e tij”, tha Albright gjatë fjalimit.

E quajtur shpesh “Lufta e Albright”, ajo u bë zë i fuqishëm ndërkombëtar në rrugëtimin e  Kosovës si vend demokratik.

Për kontributin për çlirimin e Kosovës, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, në Prishtinë u zbulua busti për nder të saj.

Po në vitin 2019, Kosova e dekoroi  ish-sekretaren Albright me Urdhrin e Lirisë.

Ajo vazhdimisht ka thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte gjëja e duhur “në emër të lirisë”

gjatë mandatit të saj si sekretare ka kontribuar për zgjerimin e aleancës së NATO-s, ka punuar në reduktimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe ka punuar në të drejtat e njeriut dhe demokracinë në mbarë botën.

Në vitin  2012 u nderua nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë, që është çmimi më i lartë civil në SHBA.

Ajo vdiq në moshën 84-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026