Aktori Paja: Resortin në Dhërmi do e ndërtojmë në tokë private
Aktori Gazmend Paja pretendon se në vendimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, (AIDA) për ndërtimin e një resorti turistik në Dhërmi, nuk është përfituar tokë publike apo shtetërore.
Sipas vendimit, Paja cilësohet ‘investitor strategjik’ dhe kompania e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro në një hapësirë 133 mijë metra katrorë tokë.
Aktori i cilëson shpifje akuzat se në këtë sipërfaqe është përfshirë dhe një pjesë tokë publike, duke shtuar se toka është blerë nga pronarë të ligjshëm.
View this post on Instagram
Aktori pretendon se ndërtimi i resortit do të bëhet nga një kompani e huaj me të cilën kanë lidhur marrëveshje.
Megjithatë në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike thuhet se investitorët do të jenë kompania e aktorit dhe Stratek.
Për marrjen e statusit të ‘investitorit strategjik’, Paja thotë e kjo është një e drejtë që ia jep ligji në bazë të vlerë së investimit.
Vetë Paja thotë se kusht për këtë është dakordësia e të gjithë pronarëve të tokës ku do të bëhet investimi.
Por ndonëse investimi është miratuar nga AIDA, aktori shton se me një pjesë të pronarëve ende nuk ka marrëveshje dhe negocimi vazhdon.
“Dhërmi Resort” parashikon ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë.
Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.
LEXONI GJITHASHTU:
Kompania e aktorit Gazmend Paja merr 133 mijë m2 tokë në Dhërmi
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni