Kategoria Superiore, Tirana përfiton nga ndalesat e pretendentëve për të kryesuar e vetme

16 Shtator 2019 | 09:16

Java e katërt e Kategorisë Superiore ofroi surpriza në rezultate, veçanërisht sa u përket pretendentëve kryesorë për titullin kampion të këtij sezoni.

Tirana siguroi një fitore të merituar 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e së shtunës në “Selman Stërmasi”, rezultat që i dha kryesimin e renditjes, i cili u ruajt edhe pas ndeshjeve të rivalëve kryesorë që luanin një ditë më pas. Golat për bardheblutë u shënuan nga Ngoo, Halili e Hoxhallari, ndërsa për korçarët gjeti rrugën e rrjetës Artim Pollozhani.

Partizani kampion në fuqi dhe Kukësi, nënkampioni i sezonit të shkuar, dështuan në unison me njëri-tjetrin edhe pse në distancë, ndaj Laçit dhe Bylisit, kundërshtarëve respektivë në transferta.

Kurbinasit fituan minimalisht 1-0 ndaj “Të kuqve” kryeqytetas, me gol të shënuar nga Lushkja, ndërsa ballshiotët mundën 2-1 verilindorët me përmbysje rezultati. Të parët që kaluan në avantazh ishin kuksianët, me anë të Limajt, por në fillim Hidi nga 11-metërshi brenda pjesës së parë, e më pas Murataj një minutë nga fundi i takimit, entuziazmuan tifozerinë vendase.

Laçi e Bylis korrën sukses jo vetëm për vete, por njëkohësisht iu dhanë një ndihmë në distancë bardhebluve të Ardian Memës, që kanë koleksionuar 10 pikë pas 4 ndeshjesh, e për më shumë kanë pësuar vetëm një gol prej fillimit të sezonit, duke shënuar plot 8 herë.

Në ndeshjet e tjera të Superiores, Luftëtari i Gjirokastrës mposhti 2-1 Flamurtarin, në atë që mund të konsiderohet si ndeshja e “të përvuajturve” të kampionatit shqiptar për këtë sezon, pasi të dyja klubet rrezikuan shumë përpara nisjes së sezonit për një sërë problematikash, që janë pasqyruar edhe në rezultatet e javëve të para të luajtura deri më tani. Fili, autor i një dygolëshi, ishte heroi i gjirokastritëve, ndërsa për vlonjatët kishte barazuar përkohësisht shifrat Xhevahir Sukaj.

Ndërkohë, në “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta vendase u ndal në një barazim pa gola nga Vllaznia. Renditja e kampionatit kryesohet nga Tirana me 10 pikë, ndjekur nga Teuta me 8, Kukësi e Bylis me nga 7 pikë, Partizani e Skënderbeu me nga 6 pikë, Vllaznia me 5 pikë, për të mbyllur renditjen Laçi me 4 pikë, Luftëtari me 3 pikë dhe Flamurtari me 0 pikë.

Javën e ardhshme, ndeshjet e Kategorisë Superiore do të luhen në dy ditë, sipas kalendarit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, teksa të shtunën spikat dueli Kukësi-Tirana, por do të luhen edhe Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Teuta, ndërsa të dielën do të mbyllin javën e 5-të, Vllaznia-Luftëtari dhe Flamurtari-Laçi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026