Alfred Lela: Më kanë goditur dhe fyer me insistim

17 Maj 2020 | 14:49

Gazetari, Alfred Lela në një interviste për Euronews Albania, ka treguar arsyen e ndalimit nga forcat e policisë. Ai tregon se, ka ndërhyrë për një ndalim të padrejtë që i është bërë një protestueseje. Gazetari u shpreh se, gjatë momentit të shoqërimit është goditur dhe fyer.

“Isha me biçikletë për të parë se sa forca policie ishin në gjithë perimetrin. Aty u bërë dëshmitar i një episodi ku pati një debat mes një oficeri policie dhe një zonje. Një komunikim i përmbajtur si të ishim në një vend skandinav, pasi zonja po mbante distancën ndërsa polici kishte duart pas. Më pas erdhi një grup prej 5 policësh që e tërhoqën dhe më pas mësova ishte znj. Silva Caka. Lash biçikletën dhe u përpoqa të thosha që po e arrestoni në mënyrë të padrejtë. Nuk arrita t’i them ato dy fjali.

“Më kanë goditur dhe fyer me insistim. Më ka goditur një polic civil që mesa kuptova kishte ardhur nga përtej gardhit dhe ata me kapuç të zinj duke përfituar dhe nga maskimi. Kam shkuar si gazetar dhe jam arrestuar si bandit. Protesta ime është raportimi. Nuk jam i forcës, nuk kam forcë forca ime e vetme është që mund të mendoj dhe mund të shkruaj. Nuk jam për përplasje fizike, kjo nuk do të thotë se nuk jam solidar me ata që zgjedhin këtë formë”, theksoi z. Lela.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026