Biden takon ushtarët amerikanë në Poloni: Luftë regjimeve autokrate

25 Mars 2022 | 22:00

Presidenti Joe Biden vizitoi të premten trupat amerikane të vendosura në Poloni, në kuadër të vizitës së tij dyditore në këtë vend.

Në fjalën e tij, Biden u përcolli marinsave mesazhin se ata po luajnë një rol kyç në luftën kundër regjimeve autokratë.

“Nuk dua të dukem shumë filozofik, por ju ndodheni në mes të një lufte mes demokracive dhe oligarkive. Çështja është se kush do të mbizotërojë? Demokracia jonë dhe vlerat që ndajmë? Apo autokracitë? Kjo është në lojë. Ndaj, ajo që po bëni ju është shumë e rëndësishme”, tha Biden.

Gjatë qëndrimit në bazën ushtarake, Biden bisedoi nga afër me marinsat, bëri “selfie” me ta dhe konsumoi ushqimin që ishte përgatitur posaçërisht nga Shtëpia e Bardhë.

Trupat amerikane që ndodhen në Poloni, në mbështetje të trupave të NATO-s, i përkasin Divizionit Ajror numër 82.

Divizioni në fjalë është një nga njësitë e gatishmërisë së lartë të ushtrisë amerikane, në gjendje të vendoset kudo në botë brenda 18 orëve nga njoftimi.

Rreth 3 mijë marinsa të tij u transferuan në muajin shkurt në Poloni, pas rritjes së tensioneve si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, i ka kërkuar drejtpërdrejt homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndalimin e luftimeve në Ukrainë dhe ka propozuar një “ngrirje”...
19:46 | 25/07/2026

Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti

Një aeroplan i vogël u rrëzua mbi çatinë e një shtëpie në Ganderkesee, në rajonin e Oldenburgut në Gjermani, duke i marrë jetën pilotit. Për...
18:47 | 25/07/2026

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)

Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
18:45 | 25/07/2026