Si u shkatërrua qyteti i Mariupolit, banorët pa energji dhe ushqim
Një nga banoret e Mariupolit, qytetit ukrainas të shkatërruar nga rusë, Natalia tregon momentet e vështira që ka kaluar që prej nisjes së luftës.
“Unë kam lindur në Mariupol dhe kam jetuar atje gjithë jetën. Së fundmi ishte bërë i bukur. Ishte një qytet ku mund të jetoje. Kishim detin dhe gjithçka shkonte mirë. Mua më pëlqen shumë deti, por nuk do ta shoh më kurrë”, shprehet ajo.
Mariupoli, dikur qyteti i 500 mijë personave, është kthyer në gërmadhë. Katër javë bombardime, Natalya i përjetoi nga bodrumi i shtëpisë së saj.
“Avionët fluturonin mbi kokën tonë. Ata fillonin në 3 të mëngjesit dhe çdo dhjetë minuta kalonte një prej tyre. Sistemet tona mbrojtëse ishin afër nesh dhe sa herë që godisnin një objektiv, gjithçka tronditej. Ne qëndronim ulur dhe mendonim se po na vinte radha”, tregoi ajo.
Natalya mbijetoi 20 ditë pa elektricitet, ujë të pijshëm dhe me fare pak ushqim. Persona të tjerë, fqinjë të saj, nuk patën të njëjtin fat.
“Shtëpia pranë nesh u godit nga një bombë. Ajo u shkatërrua komplet dhe fqinji ynë mbeti nën gërmadha. Dy fqinjë të tjerë që shkuan ta nxirrnin mbetën të vrarë nga bombardimi tjetër”, tregon qytetarja.
Me shumicën e korridoreve humanitare që dështuan të evakuonin civilët, dhëndri i saj Viktor mori nismën për ta nxjerrë Natalyan jashtë bodrumit. Por ai nuk ishte përgatitur për atë që pa.
“90% e ndërtesave ishin goditur, gjysma e tyre ishte djegur. Në rrugë kishte shumë qen që vinin rrotull në kërkim të ushqimit. Kishte gjithashtu pirgje me plehra. Pash edhe dy trupa. Njëri ishte i mbuluar, ndërsa tjetri ishte një djalë i shtrirë në rrugë. Avionët fluturonin dhe kishte shpërthime gjatë gjithë kohës. Më dukej vetja sikur isha në një lojë elektronike. Ende nuk më besohet që u sulmuam”, tha ai.
Viktor nuk do që të identifikohet, pasi druhet se nuk do të ketë akses në zonat e kontrolluara nga rusët në ditët e ardhshme. Ai shpreson të vazhdojë të ndihmojë njerëzit. Sa i takon Mariupolit, ai nuk beson se qyteti do rindërtohet.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5