Biden zotohet për ndihmë ekstra ndaj Ukrainës
Presidenti i SHBA, Joe Biden është shprehur i gatshëm për të ofruar mbështetje ushtarake ekstra për Kievin.
Administrat e Biden deri tani ka ofruar 1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake përfshirë armë, dhe sistem anti-raketë.
Presidenti i Ukrainës, Zelenski po shtyn SHBA që të ndihmojë në transferimin e avionëve MiG-29 nga Polonia, por Shtëpia e Bardhë ende nuk është e bindur pasi i druhet përshkallëzimit të konfliktit.
Duke folur për “The Guardina”, këshilltari i Zelenskit, Mykhaildo Podolyak që po drejton negociatat me Rusinë, thotë se Moska nuk ka ulur synimet e luftës.
Sipas tij, rrethimi i Mariupolit është një taktikë për të mbjellë terror psikologjik dhe rraskapitje.
Biden dhe sekretarët e Shtetit dhe të Mbrojtjes, Antony BLinken dhe Lloyd Austin janë takuar me ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba dhe Olekssi Reznikov në Poloni.
Gjatë takimit është diskutuar situatën ushtarake, diplomatike dhe humanitare të Ukrainës.
Zyrtarët kanë diskutuar mbi përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Për këtë qëllim pritet të mbahet një takim mes presidentëve në Belgjikë, ku pritet të vendoset për ndihmën ushtarake dhe humanitare që SHBA do t’i ofrojë Ukrainës, bën me dije Shtëpia e Bardhë.
Gjatë takimit të së shtunës, zyrtarët e SHBA dhe Ukrainës kanë diskutuar për mbrojtjen e territorit, si dhe për veprimet e SHBA për të bërë përgjegjës Putin mbi agresionin brutal.
Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026