Dhuna tek Teatri, Elsa Ballauri: U shkelën të drejtat e njeriut, policia ndërhyri ndaj njerëzve joagresivë

18 Maj 2020 | 08:20

Në 04.30 të mëngjesit të së dielës pjesa ballore e godinës së Teatrit Kombëtar u godit nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Qytetarë, aktivistë dhe politikanë të cilët, kishin vendosur ta mbronin deri në fund Teatrin Kombëtar, u përleshën me forcat e policisë,  të cilat rrethuan zonën, për të nisur më pas punën.

Ata u nxorën me forcë nga godina, duke u përdorur dhe gaz lotsjellës. Më shumë se 30 persona u shoqëruan gjatë natës në komisariat, si aktori Neritan Liçaj, Astrit Seranaj, Juli Emiri, Artan Manushaqe midis tyre dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas përplasjeve të orëve të para të mëngjesit situata ka vazhduar të jetë e tensionuar, teksa aktivistët dhe qytetarët e mbledhur kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin policor, duke sjellë edhe momente dhune midis policëve dhe protestuesve.

Por, a u shkelën dje, të drejtat e njeriut? Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, drejtorja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, znj. Elsa Ballauri tha se kemi të bëjmë përdorim të dhunës nga ana e forcave të policisë në mënyrë sistematike, dhe jo vetëm për të neutralizuar apo shpërndarë turmën.

Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, sipas saj, ka nxjerrë një deklaratë menjëherë pas mbledhjes së fakteve dhe dëshmive ku janë konstatuar disa lloj shkeljesh.

“Kemi një dëshmi shqetësuese të Mendi Zavalani, që u dhunua shumë rëndë, që nuk e kisha parë prej vitesh një dhunë të tillë në Shqipëri. Mënyra se si kanë vepruar policët, nuk është se donin thjesht të neutralizonin dikë, por e kanë dhunuar në mënyrë sistematike. Ne kemi konstatuar disa lloj të shkeljesh.

Ëshët rasti Neritan Liçaj, i cili kur nisi fadroma thërriti me të madhe; mos veproni se ka njerëz brenda, por ata përsëri vepruan. Aty brenda mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Ngjarja ndodhi në një atmosferë pandemie, ku njerëzit duhet të qëndronin larg njëri-tjetrit. Veç kësaj, kemi të bëjmë me një prepotencë që ka kohë që është shfaqur në politikë”, tha znj. Ballauri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026