Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk viziton Tiranën

16 Shtator 2019 | 10:40

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë të martën Tiranën, një muaj përpara marrjes së një vendimi në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Bashkimi Evropian.

Gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Tusk pritet të takojë kryeministrin Edi Rama dhe figura të tjera të politikës në vend.

Pas përmbylljes së takimeve, Tusk do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut për tu takuar me liderët vendas.

Disa prej temave të këtyre takimeve kanë të bëjnë me çështjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit nga ana e Bashkimit Evropian, një vendimarrje që pritet të bëhet në 18 Tetor.

Më herët në Qershor, Tusk u shpreh se ai rekomandonte çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, megjithatë, sipas tij jo të gjitha vendet anëtare ndajnë të njëjtin mendim.

Pavarësisht skepticizmit në mesin e vendeve anëtare të bllokut, Tusk sqaroi se nuk ka dyshime mbi hapjen e negociatave. “Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur do të ndodhë,” tha Tusk në një intervistë më herët në Qershor.

Vizita e Tusk në Tiranë vjen pak ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Sipas Ramës, mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është e fortë dhe shumë e rëndësishme.

Megjithatë, rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë  e Veriut që pritet të bëhet me 18 Tetor, ka nevojë për votën e të gjithë vendeve anëtare të bllokut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026