Forcat ruse të bllokuara në qytetet ruse, reagimi nga Kremlini
29 Mars 2022 |
11:29
Në pjesën më të madhe të territorit të Ukrainës vijojnë luftimet. Ushtria ruse nuk ka mundur të përparojë në qytetet si Chernihiv, Mykolaiv, Kiev dhe Kharkiv. Ndërkohë në Stamboll vijojnë bisedimet mes palës ukrainase dhe ruse për luftën.
Zhvillimet e fundit në Ukrainë:
- Bisedimet në Turqi: Raundi i fundit i negociatave Rusi-Ukrainë po zhvillohet në Stamboll. Ministri i Jashtëm rus tha se Moska shpreson se takimi do “të arrijë qëllimet tona themelore”. Raundi i fundit i bisedimeve u mbajt pothuajse dy javë më parë, pas negociatave të mëparshme ballë për ballë në Bjellorusi.
- Forcat ruse janë bllokuar kryesisht në disa pjesë të Ukrainës, duke përfshirë rreth Chernihiv, Mykolaiv dhe Kharkiv, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane. Trupat nuk kanë bërë asnjë përparim në lëvizjen drejt Kievit, megjithëse luftimet vazhdojnë në periferi të kryeqytetit.
- Një zëdhënës i Kremlinit përjashtoi mundësinë që Rusia të përdorte armë bërthamore në Ukrainë, duke thënë se Moska do t’i përdorte ato vetëm nëse ekzistonte një kërcënim për ekzistencën e vendit.
- Presidenti amerikan të hënën refuzoi të tërhiqej nga komentet për Vladimir Putin, por sqaroi se ishte një opinion, jo një ndryshim në politikën zyrtare. Të shtunën, Biden bëri një koment të improvizuar se homologu i tij rus “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
- Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 3.8 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina që nga fillimi i luftës dhe gjysma e tyre janë fëmijë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Cili është roli i Abramoviç në bisedimet Rusi-Ukrainë?
- Bisedimet Rusi-Ukrainë duhet të japin rezultate konkrete, thotë Erdogani
Lajme të Sugjeruara
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Ndryshimi i klimës është bërë tashmë një problem për të gjithë sistemin diellor. Të premten, zjarret në Spanjë shkatërruan një nga tre observatorët që Administrata...
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge