Putin synon ‘skenar korean’ për Ukrainën, thotë shefi i shërbimit inteligjent
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po kërkon të ndajë Ukrainën në dy pjesë, e ngjashme me skenarin pas luftës të Koresë së Veriut dhe të Jugut.
Këtë paralajmërim jep kreu i agjencisë së shërbimit inteligjent ushtarak në Kiev.
Gjenerali, Kyrylo Budanov paralajmëron se në një situatë kur Putin po dështon të marrë Kievin dhe të rrëzojë qeverinë e Zelenskit, tani synon të mos dalë duar bosh.
“Ka arsye për të besuar se ai mund të përpiqet që të vendosë një vijë ndarëse mes territorit që ka pushtuar dhe pjesës tjetër të Ukrainë”, tha Budanov.
“Do të jetë një përpjekje për të krijuar një Kore të Jugut dhe të Veriut në Ukrainë”, ka shtuar ai.

Shërbimi inteligjent në Ukrainë thotë se pritet që trupat që deri tani kanë sulmuar Kievin dhe kanë luftuar në Kharkiv, të kthehen në pjesën lindore brenda dy javësh.
Zyrtarët perëndimore deri tani janë zotuar për të ndaluar arritjen e një qëllimi të tillë, shkruan ‘The Guardian’.
Pak para nisjes së luftës, Putin njohu pavarësinë e dy republikave që shpallën pavarësinë, Donetsk dhe Luhansk.
Në këto dy republika Kievi ka qenë në konflikt që prej 2014 me rebelët pro rusë.
Putin nisi të ashtuquajturin ‘operacion special ushtarak’ më 24 shkurt, me pretendimin se po mbron rusisht folësit në rajonin e Donbasit.
Koreja, e cila ishte e aneksuar nga Japonia nga 1910 deri në 1945 kur u dorëzua në Luftën e Dytë Botërore, u nda në dy pjesë nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik në vijën e drejtë të paraleles së 38-të.
Në 1948, si rezultat i Luftës së Ftohtë, zonat e pushtuara u bënë shtete sovrane.
Hegseth kritikon Evropën për emigracionin: Kur do t’i jepni fund këtij “pushtimi”?
Kamionët zebër, pse Rusia po përdor kamuflazh në Ukrainë?
Trump: Do të heqim sanksionet iraniane vetëm pas një marrëveshjeje. Synimi, për të shkatërruar uraniumin
- 17:22 Hegseth kritikon Evropën për emigracionin: Kur do t’i jepni fund këtij “pushtimi”?
- 17:14 Bastisje në veri të Kosovës pas kanosjes së ministrit Sveçla, policia sekuestron 4 armë
- 17:13 ‘Nuk keni paguar gjobën’, policia thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese, mos ndani kodet me askënd
- 16:53 Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë
- 16:42 Kamionët zebër, pse Rusia po përdor kamuflazh në Ukrainë?
- 16:30 Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Po vëzhgojmë procesin me 4 ekipe. Gjithçka, qetë dhe pa probleme