Ministri turk tregon se çfarë u arrit në Stamboll për luftën në Ukrainë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu tha se “konsensusi dhe mirëkuptimi i përbashkët”, u arrit midis delegacioneve ukrainase dhe ruse për disa çështje gjatë bisedimeve në Stamboll të martën.
“Përparimi më domethënës në negociata është bërë sot,” tha Mevlüt Cavusoglu për bisedimet e ndërmjetësuara nga Turqia.
Ai përshëndeti përparimin e bërë veçanërisht në “prioritetin kryesor të arritjes së një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për të hapur rrugën për një zgjidhje të përhershme politike”.
Cavusoglu tha se çështjet më të ndërlikuara do të diskutohen në nivele më të larta, me një takim midis ministrave të jashtëm rusë dhe ukrainas për të bërë rregullimet përfundimtare në qasjen e përbashkët.
Ai nënvizoi se një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenski është në rendin e ditës. Autoritetet ruse deklarojnë se një takim i tillë mund të mbahet nëse ka shanse për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Rusia ka vendosur që të zvogëlojë operacionet e saj ushtarake në Kiev dhe Chernihiv, thanë negociatorët rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge