Dyshimet e SHBA-së për veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë

30 Mars 2022 | 10:14

‘Duhet të presim dhe të shohim sepse Rusia vepron ndryshe nga sa deklaron’. Është ky reagimi i SHBA dhe shteteve Perëndimore,  të cilat nuk e besojnë lehtë Moskën.

Ata dyshojnë në deklaratat e  Rusisë se do të reduktojë aksionet ushtarake në Kiev dhe Cernihiv dhe se do të pozicionohet në Donbas.

Sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken u shpreh se nuk sheh sinjale serioziteti nga Rusia për të arritur paqen.

Madje përkundër asaj që deklaron Kremlini, shefi i Pentagonit paralajmëron se Rusia po afron trupat rreth kryeqytetit të Ukrainës, duke nënvizuar se është një ripozicionim dhe jo një tërheqje nga lufta.

Edhe liderët evropianë janë skeptikë se Rusia do të reduktojë trupat. Presidenti Emmanuel Macron, kryeministri britanik Johnson, kancelari gjerman Scholz dhe kryeministri italian Draghi zhvilluan një telefonatë mes tyre duke kërkuar që të mos largohet vëmendja nga Moska.

Bisedimet për paqe që zhvillohen në Stamboll japin shpresë por jo siguri të plotë.

‘Ukrainasit nuk janë naivë’ u shpreh presidenti Zelenski pas deklaratës së Rusisë se do të reduktojë disa operacione. Përtej anës diplomatike raportohet se forcat ruse vijojnë aksionet e tyre duke rrezikuar gjithnjë e më shumë jetën e civilëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026