Edmond Budina i vendosur: Nuk mund t’i lejojmë disa njerëz të na përçajnë
Regjisori i njohur, Edmond Budina, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit më të lartë të opozitës së bashkuar. Ai the se qytetarët duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbrojnë me çdo kusht pronën publike.
“Teatri rron, teatri nuk vdes! Shqipëria nuk e ul kokën. Shqipëria nuk e duron dot diktaturën. Ne jemi këtu për të treguar se në Shqipëri nuk do të vendoset më kurrë diktatura. Kjo që ndodhi është e tmerrshme. Ka diçka, që mbase pak njerëz e dinë se në 18 majin e 1945, u themelua Teatri Popullor, Teatri Popullor dhe në 17 maj, mafia me pushtetin e shembën teatrin, kriminelët!. E kuptoni se si punojmë me simbolikat për të treguar se këtu qytetaria ka vdekur, ne do të qëndrojmë edhe 200 vjet për të mbrojtur pronën publike”, tha ai.
Mes tjerash, regjisori Budina përsëriti apelin e tij për mosbindje civile. Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të pranojnë përçarjen, por të bashkohen dhe të ecin përpara.
“Ata që deshën t’i bëni varrin Teatrit Kombëtar, ata do të kenë varrin e tyre politik në këtë teatër. Varri i tyre do të jetë këtu, do të marrin fund. Ne e duam bashkimin, jo përçarjen, jo dhunën, e duam paqen e duam zhvillimin. Nuk mund t’i lejojmë disa njerëz të na përçajnë, prandaj vëllezër dhe motra: ne duhet të bëjmë një mosbindje civile kudo, jam i bindur, të gjithë bashkë kudo ku jemi”, tha ai.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi