PROFIL | Nuredin Dumani i përfshirë në disa vrasje, përplasjet me Talo Çelën
Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri. I akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale, dyshohet se ai është i implikuar në disa vrasje. Dikur mik dhe krahu i djathtë i Talo Çelës, sot Nuredin Dumani është armik i përbetuar i tij.
Fillimisht emri i tij u skedua nga policia për prostitucion, por më pas miqësia me Talo Çelën e implikoi atë në disa prej ngjarjeve më të bujshme kriminale.
Dumani së bashku me Çelën në 28 prill 2020 dyshohet se urdhëruan ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit. Emri i tyre si urdhërues doli nga dëshmia e një prej autorëve të vrasjes së vëllezërve Haxhia.
Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla në atë kohë deklaroi se dyshja Dumani e Çela ishin urdhërues dhe të ekzekutimit të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës në mars të vitit 2020.
Por kush ishte shkaku i prishjes së miqësisë mes tyre?
Gjithçka dyshohet se erdhi pas grabitjes spektakolare në prill të 2019 ku ne pistën e Rinasit arritën të merrnin 4.6 milionë euro. Pikërisht kjo shumë e konsiderueshme dyshohet se u bë shkak i përplasjes që prodhoi jo pak viktima.
Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim, ku do të ekzekutonte Emiljano Ramazanin, mik i Talo Çelës. Për këtë ngjarje Dumani do të ndihmohej nga miku i tij Klevis Kapllani. Megjithatë kjo miqësi nuk do zgjaste shumë pasi në 15 shtator të vitit 2020-të Klevis Kapllani vritet vetëm 200 metra larg banesës së tij. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani. Dhjetëra operacione të policisë do dështonin për arrestimin e Dumanit, i cili nuk humbi kohë dhe dy ditë më vonë i jep një goditje të fortë ish mikut të tij Talo Çela kur më 17 shtator vret vëllain e tij Bujarin. Ky i fundit punonte si taksist në të zezë.
Këto vrasje Dumani dyshohet se i bëri i ndihmuar dhe nga Erion Alibej, një emër i njohur i botës krimit në Elbasan.
Alibej kontaktoi Dumanin pasi të dy ata i bashkonte hasmëria me Talo Çelën. Konflikti me këtë të fundit dyshohet se ka ardhur pasi Talo Çela dyshohet si një nga autorët e vrasjes së vëllait të Erion Alibejt, Endritit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s