U dhanë miliona euro për inceneratorët pa studime fizibiliteti, thotë eksperti

30 Mars 2022 | 21:30

Shteti shqiptar ka paguar miliona euro për inceneratorët për projekte pa studim fizibiliteti, tha eksperti për politikat ekonomike, Vjold Danaj.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Danaj tregoi se në 2015 një kompani italiane ishte ofruar të ndërtonte inceneratorin me 6 milionë euro, dhe ishte refuzuar nga qeveria shqiptare pasi fituesi ishte zgjedhur paraprakisht Mirel Mërtiri.

Një kompani tjetër amerikane që kishte bërë ofertën për 8 milionë euro, tha Danaj, kishte kërkuar më parë studim fizibiliteti gjë që nuk është bërë për asnjë nga inceneratorët e ndërtuar në Shqipëri.

“Janë thjesht të vdekur, godina që marrin lekë dhe nuk e kryejnë funksionin. shteti ka dhënë miliona euro pa një lloj studimi. Te inceneratori i Elbasanit janë paguar 5 mln euro më shumë. Zoto ka edhe një marrëveshje për landfillin e Vlorës që nuk është funksional por ai vazhdon të marrë para nga shteti”, tha Danaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026