Vjosa Osmani shpreh keqardhjen për shembjen e Teatrit Kombëtar: Nuk flas si kryeparlamentare, por si artdashëse

19 Maj 2020 | 06:20

Shembja e Teatrit Kombëtar ka marrë vëmendje të madhe edhe në Kosovë, ku së fundmi ka reaguar dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ditën e hënë, pas mbledhjes  së kryesisë ka dalë në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera ka folur edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri.

Ajo ka shprehur mirëkuptim për qytetarët dhe aktivistët që po protestojnë për shkatërrimin e teatrit kombëtar duke shtuar se nuk po flet si një person në detyrë, por si një artdashëse dhe qytetare e thjeshtë. Gjithashtu Osmani ka thënë se prishja e teatrit e ka bërë të ndihet keq, pasi ajo vet ka shijuar dhjetëra shfaqje brenda tij.

“Si parim unë nuk parapëlqej të ndërhyjë në zhvillimet e shteteve të tjera, por tani nuk po flas si kryetare e kuvendit por si dashamirëse e artit dhe kulturës që e kam vizituar shumë shpesh Teatrit Kombëtar, dua të shpreh mirëkuptim dhe simpatinë time për të gjithë ata që kanë protestuar kundër teatrit kombëtar dhe që ndjerë keq për rrënimin e saj.

Nuk është moment që na ka bërë të ndihemi mirë pasi ne kemi shijuar artin brenda asaj ndërtese dhe bashkëndiej me secilin qytetar të Republikës së Shqipërisë dhe me  çdo qytetar tjetër që e kanë kundërshtuar një vendim të tillë.

Gjithsesi unë e kam të pamundur të bëj vlerësim të procedurave për shembjen e tij”, tha znj. Osmani.

Më herët edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti reagoi pas shembjes së teatrit duke theksuar se është bërë për interesa që lidhen me persona të veçantë. Kreu i qeverisë së Kosovës bën thirrje për rezistencë duke thënë se ata që po fitojnë sot, nesër do të humbin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026