‘Rama ka ndërtuar sistem skllavërie moderne’, thotë Basha

31 Mars 2022 | 12:38

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar ‘thërrime’ paketën e ndihmës që shumica qeverisëse pritet të miratojë sot në Parlament.

Basha duke folur për mediat jashtë sallës tha se ‘shpenzimet luksoze qeveritare duhen ndërprerë dhe paratë të shkojnë për familjet në nevojë’.

“E gjitha kjo që po ndodh sot, është një thërrime, nga një sofër e shtruar me luks për një grup qeveritarësh”, tha Basha duke iu referuar planit të mbështetjes për krizën.

Ish-lideri i PD akuzoi se kryeministri Rama ka ndërtuar gjatë qeverisjes së tij një ‘sistem skllavërie moderne’.

“Shtresa e mesme është vënë në presionin e taksave dhe në presionin e gjithanshëm për të mosmarrë atë që duhet të marrë nga puna e vet, por mjaftueshëm që të mos lërë punën dhe çdokush poshtë shtresës së mesme lufton për mbijetesë dhe nuk ka alternativë tjetër përveçse të largohet nga vendi”, deklaroi Basha.

Hetimet e fundit të SPAK për inceneratorin e Fierit, ish-kreu i PD i cilësoi si një hetim të pjesshëm duke thënë se ‘koka e aferës është  Rama dhe ministrat e tij’.

“Nuk bëhet fjalë për dënim individësh por për vjedhje të taksave të shqiptarëve”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026