Çfarë është afazia? Përgjigjet neurologia Entela Basha

31 Mars 2022 | 19:26

Brus Uillis do të heqë dorë nga karriera si aktor pas diagnostikimit me afazi. Por a është afazia sëmundje?

Neurologia Entela Basha tregoi për “SOT” në Euronews Albania se bëhet fjalë për një simptomë nga një grup i gjerë sëmundjesh, por jo sëmundje në vetvete. Afazia mund të jetë simptomë e sëmundjeve vaskulare, infektive apo gjenerative.

Ajo përfshin pamundësinë për të folur, apo vështirësinë për të shkruar, kuptuar dhe lexuar. Ka disa lloje dhe pikërisht kjo tregon se dhe shkaqet nga se vjen janë të ndryshme. Afazia lidhet dhe me gjininë apo grupmoshat, në varësi të tyre ndryshon niveli i sëmundjes.

“Afazia që mendohet se mendohet që mund të ketë aktori i famshëm Brus Uillis ka lidhje kryesisht me ato që ne i themi sëmundje neurodegjenerative apo sëmundje vaskulare,” – u shpreh neurologia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022