Alqi Bllako është vetëdorëzuar të enjten

1 Prill 2022 | 07:37

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e të enjtes, njoftoi Policia.

Bllako ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, që prej mbrëmjes së djeshme.

Policia tha se informacionet që qarkulluan nëpër media mbrëmjen e djeshme me pretendimin se Bllako ishte arratisur, janë të rreme.

Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Arrestimi i tij u kërkua nga SPAK të martën, pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.

Policia tha që Bllako është vetëdorëzuar mbrëmjen e djeshme, por nuk sqaron se kur saktësisht. Njoftimi zyrtar i policisë për Alqi Bllakon erdhi vetëm mëngjesin e sotëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026