Ukraina ‘sulmon’ për herë të parë territorin e Rusisë

1 Prill 2022 | 09:38

Prej 24 shkurtit kur nisi operacioni ushtarak i Rusisë, Ukraina vazhdon t’i rezistojë pushtimit të plotë.

Jo vetëm kaq, por Ukraina duket se ka arritur që për herë të parë t’i kundërpërgjigjet me sulm Rusisë.

‘Sky News’ ka publikuar disa pamje ku tregohen helikopterë të Ukrainës duke bombarduar depo të naftës në Belgorod.

Nëse këto pamje do të verifikohen si të vërteta, atëherë kjo do të ishte një goditje e rëndë simbolike ndaj Rusisë pasi e gjitha shihet si një turpërim për Moskën.

Një raportim i tillë deri tani është konfirmuar nga guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, i cili tha se mjetet ushtarake ajrore kanë kaluar kufirin dhe nga bombardimet kanë mbetur dy punonjës të plagosur.

Gjithashtu në disa zona është bërë dhe evakuim i njerëzve për t’i paraprirë ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.

Në mënyrë simbolike, ky incident mund të jetë një arsye për të festuar në Ukrainë.

Ekspertët shprehen të surprizuar me dështimin e forcave të Putinit për të dominuar të paktën luftën në ajër.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte sulmi i parë ajror në territorin e Rusisë që prej Luftës së Dytë Botërore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore

Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
12:23 | 25/07/2026

Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
11:39 | 25/07/2026

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026