Zgjedhjet e 3 prillit, serbët në Mitrovicën e Veriut mes tensioneve
Serbët që jetojnë në veri të qytetit të ndarë të Mitrovicës janë pajtuar me faktin se zgjedhjet e Serbisë nuk do të mbahen më në territorin e Kosovës.
“Pse të shkoj në Rashkë të votoj? Të dyja qeveritë duhet të mendojnë për ne, për ne dhe për të drejtat tona. Dhe është e drejta ime të votoj për shtetin ku jetoj”, tha një qytetar.
Por, qytetarët e veriut të Kosovës kanë një të përbashkët. Ata shpresojnë që e diela e 3 prillit të jetë një ditë e qetë.
“Shpresoj që do të jetë qetë. Askujt nuk i duhet lufta”, tha një qytetar.
Tatjana Lazarevic, kryeredaktore e KoSSev, pret që ndalimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë do të bëhet standardi i ri, por ajo beson se e diela do të jetë e qetë.
“Çfarëdo që po ndodh aktualisht në Kosovë, por edhe në Serbi, është nën hijen e luftës së Ukrainës, që do të thotë se perëndimi do t’i kushtojë shumë vëmendje. Kështu që jam shumë e sigurt se ata do të përpiqen në një farë mënyre të kontrollojnë procesin që të shkojë sa më mirë që të jetë e mundur”, tha ajo.
Tensione nuk presin as njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë. Ata theksojnë se një dialog i brendshëm me serbët e Kosovës, i premtuar nga kryeministri Albin Kurti, është i nevojshëm.
“Sa i përket protestave në pjesët ku jetojnë komuniteti serb, unë besoj se është e drejtë demokratike. Nuk besoj se do të ketë konsekuenca ose komplikime të natyrës së dhunës apo organizimi ilegal të këtij procesi zgjedhor”, tha ai.
Analisti Bardhyl Meta jep një këndvështrim për gjendjen e minoritetit serb në Kosovë.
“Serbët e Kosovës nuk do të bëhen rehat kurrë nëse udhëhiqen nga ideja e që vjen prej Beogradit. Nëse ata nuk kanë një narracion, një mision të vetin, për jetën këtu (në Kosovë), për të drejtat e tyre këtu, atëherë ata nuk do të rehatohen kurrë. Për hir të vërtetës, nuk do të mund të na destabilizojnë. Rrugën e Kosovës nuk mund ta trazojnë. Por nga ana tjetër, ana jonë, duhet të ketë politikë konstruktive dhe e dialogut”, tha Meta.
Serbëve të Kosovës, të pajisur me shtetësi serbe, u është dhënë mundësia të votojnë për zgjedhjet në territorin serb. Ata do të duhet të udhëtojnë në qytetet në kufirin me Kosovën për të votuar.
Pakica serbe e gjen veten mes tensioneve të përtëritura të Kosovës dhe Serbisë që nga fundi i luftës së vitit 1999.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit