Çmimi i naftës 226 lekë/litër, vendos Bordi i Transparencës

2 Prill 2022 | 08:58

Bordi i Transparencës vendosi  të ulë me 5 lekë çmimin e naftës, që do të shitet në treg me  226 lekë/litri.

Çmimi i benzinës do të jetë 208 lekë/litri, ndërsa i gazit 114 lekë/litri.

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.

Çdo vendim që merret nga Bordi i Transparencës për çmimin është i përkohshëm, me efekt për 2 deri në 5 ditë, dhe formula e çmimit ndikohet nga bursa ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026