Në ‘dhomën e errët’ të Marubit, ku zuri fill fotografia shqiptare
Për të gjithë ata që duan të shohin dhe prekin nga afër objektet me të cilët familja Marubi ka dokumentuar historinë, kjo tashmë e mundur në ekspozitën më të fundit “Marubi Expose”.
Aparatet, negativët dhe pajisjet e tjera të pa ekspozuara më parë të “dhomës së errët” ku zhvillohej zanafilla e fotografisë shqiptare.
“Janë 8 fotografi që kemi zgjedhur të ekspozojmë. Imazhe të zbuluara gjatë inventarit 2013. Është një moment mjaft intim që shohim të pozojnë dy gjeneratat e fundit të Marubëve”, thotë Luçjan Bedeni, drejtor i muzeut ‘Marubi’.
Kuratorja e kësaj ekspozite Orestia Kapidani, tregon për Euronews Albania mënyrën se si realizohej një shekull më parë kalimi i imazheve nga negativi në fotografi.
“Në këto dy aparatura mund të bëhet kontakti; madhësia e negativit dhe pozitivit janë 1, vendoset negativi dhe letra bashkë, puthiten dhe në këtë moment ato ekspozohen. Përcaktimi i kohës ndodh sipas nevojës. Këto dy aparatura i shërbejnë këtij qëllimi”, tregon kuratorja.
Synimi final i kësaj ekspozite është realizimi i plotë të procesit nga fotografimi në prodhimin e fotografisë. Gjithashtu edhe njohja e të rinjve me këtë proces, i cili ka dokumentuar në negativë ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë .
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër