Meta: Ajo që ndodhi me teatrin nuk do të amnistohet, kauza vazhdon deri në shembjen e tiranisë
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi të martën se shembja e Teatrit Kombëtar nuk do të amnistohet dhe se kauza e saj do të vazhdojë “deri në shembjen e tiranisë dhe rindërtimin e teatrit”.
Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se “më 17 maj ndërgjegjja shoqërore dhe kombëtare u lëndua si kurrë më parë”.
“Maska e tiranisë ra përpara të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë bota e vërtetë demokratike u shokua. Kurrë një ngjarje nga Shqipëria s’do prodhonte një jehonë të tillë dhe negative, që nuk shlyhet më dhe as harrohet derisa mbi rrënojat e 17 majit të vendoset drejtësia,” – u shpreh Meta.
Presidenti, i pozicionuar qartësisht kundër procedurave të ndjekura nga qeveria dhe Bashkia Tiranë, e cilësoi protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar si “fitore” dhe jo “humbje”.
Sipas Metës kjo protestë zgjoi dhe bëri bashkë qytetarët përballë tiranisë.
“Një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Tani kauza e tyre është e të gjithëve ne, dhe nuk do të ndalojë deri në shembjen e Tiranisë dhe Rindërtimin e Teatrit. Mirënjohje të përjetshme artistëve të cilët zgjuan qytetarinë,” – u shpreh Meta.
Qëndrimin e radhës, Meta e mbajti duke shpërndarë një përmbledhje të disa prej zhvillimeve nga aktivistët e Aleancës.
Lexoni gjithashtu:
Varhelyi: Nuk mund t’i tregojmë një vendi si duhet të jetë teatri
Basha i përgjigjet Kryeministrit: Je peng i oligarkëve, punon vetëm për ta
Takimi i Yuri Kim me kryeminstrin Rama, zbardhen çështjet që u diskutuan
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin