Orban fiton mandatin e katërt si kryeministër i Hungarisë, kritika Zelenskit
Viktor Orban siguroi një mandat të katërt radhazi në krye të qeverisë hungareze duke mbyllur një fushatë të dominuar nga qëndrimi i tij i diskutueshëm ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Fjalimi i tij i fitores kishte edhe tone kritikash ndaj Volodimir Zelenskit, liderit ukrainas i cili e ka sfiduar vazhdimisht Orbani për mosgatishmërinë për të dënuar aleatin e tij të ngushtë Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.
“Na duhej të luftonim me forcat më të mëdha, me të majtën në vend, me të majtën ndërkombëtare, me burokratët e Brukselit, me të gjitha organizatat e perandorisë Soros, me mediat kryesore ndërkombëtare dhe në fund me presidentin ukrainas, kurrë nuk ka pasur kaq shumë kundërshtarë”, tha Orban.
Gara pritej të ishte më e ngushtë që kur Orban mori pushtetin në vitin 2010, pasi gjashtë partitw kryesore opozitare të Hungarisë lanë mënjanë dallimet e tyre ideologjike për të formuar një front të bashkuar kundër Fidesz.
Por Péter Marki-Zay, i cili ka qenë në krye të grupit opozitar ‘Të Bashkuar për Hungarinë’, nuk e fitoi as qarkun e tij.
Partia e Orbanit ka forcuar pushtetin përmes një strukture të favorshme të pronësisë mbi median dhe ndryshimeve në sistemin elektoral që kritikët thonë se i bën zgjedhjet të padrejta. Koalicioni i Votës së Pastër, një grup prej katër OJQ hungareze, tha se kishte marrë ankesa të shumta për parregullsi.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West