Presidenti Meta mesazh të koduar politikës: Muret i shembën, por shpirtrat jo!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vizitës në Shkodër për nder të Natës së Kadrit ka marrë një dhuratë të veçantë nga myftiu i qytetit Muhamed Sytari.
Me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, kreu i shtetit duke cituar fjalët e myftiut ka përcjellë një mesazh të koduar politikës shqiptare.
Presidenti Meta ka dënuar me ashpërsi prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa këtë veprim e ka krahasuar me aksionin e regjimit të komunizmit në 1967, i cili shembi objektet fetare në Shqipëri.
“Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër. 2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan. Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.”, shkruan Meta.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme