Bylykbashi: Basha nuk mund t’i vendosë kushte Komisionit të Rithemelimit
Lulzim Basha duhet të tërhiqej pas dorëheqjes si kryetar i PD-së, e jo të bënte një hap pas për të bërë një hap para. Kështu u shpreh në Now me Erla Mëhillin deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.
“Ai ka bërë një hap pas, por do të bëjë përsëri hapa para. Ai konkludoi me humbje njëra pas tjetrës. Ai pas dorëheqjes duhet të ikte. Mund të kthehej kohë më pas. Basha ka thënë unë tërhiqem për të vazhduar”, u shpreh Bylykbashi.
Deklaratës së Bashës se Komisioni i Rithemelimit nuk po punon për bashkimin e PD-së, Bylykbashi iu përgjigj duke thënë se “sa më shumë Basha do të bëjë përpjekje për të destabilizuar grupin parlamentar të PD-së, aq më e përçarë do të jetë PD-ja”.
Bylykbashi tha se Lulzim Basha nuk mund t’i përcaktojë kushte askujt prej Komisionit të Rithemelimit.
Ankimimin e Enekelejd Alibeajt për vendimin e gjykatës që njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, Bylykbashi e quan jo legjitim.
Bylykbashi thotë se Enkelejd Alibeaj “nuk është nënkryetar i PD-së dhe se PD nuk ka as kryetar e as nënkryetar”.
“Gjykata i njohu ndryshimet dhe Alibeaj nuk e ka këtë funksion”, tha ai.
Bylykbashi tha se organi që përfaqëson PD-në është Komisioni i Rithemelimit.
Ai tha se kërkesën për regjistrimin e Komisionit të Rithemelimit, e ka bërë ky komision dhe sqaroi pse sipas tij Alibeaj nuk ka të drejtë të ankimojë vendimin e gjykatës.
“Ligji parashikon se ankimi është akti me të cilin palët, ose pjesëmarrësit e tjerë në proces parashtrojnë kundërshtimet e tyre ndaj vendimit të Gjykatës. Palë e vetme në këtë proces ka qenë Komisioni i Rithemelimit”, sqaroi Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta