Inflacioni vjetor pritet të shkojë në 4,5%, parashikon ministrja e Ekonomisë

5 Prill 2022 | 12:28

“Presim që rritja ekonomike të luhatet në nivelin 3,2 deri në 3,5 %”.

Kështu parashikoi ministrja e Ministria e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj gjatë një konference për mediat, ku nënvizoi se inflacioni vjetor pritet të shkojë në 4,5%.

Ajo nënvizoi se pritet që të ketë një rritje të inflacionit në muajt në vijim dhe për këtë arsye kanë rishikuar dhe të gjithë treguesit kryesorë makro-ekonomik të buxhetit.

“Kemi shkurtuar një pjesë të investimeve publike, rreth 9,8 mld lekë dhe një pjesë të shpenzimeve operacionale”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja tha se “shifra më shqetësuese ka qenë rritja e inflacionit të ushqimeve dhe pijeve jo-alkoolike, e cila për shkurtin e këtij viti ka rezultuar 6,9% më e lartë sesa shkurti i vitit të kaluar”.

“Inflacioni për muajin shkurt ka rezultuar në 3,9% në krahasim më një vit më parë. Është një inflacion më i ulët në vendet rajonit. Çmimet në Shqipëri kanë qenë më të kontrolluara, duke qenë se çmimet e energjisë elektrike janë mbajtur të kontrolluara nga shteti dhe të pandryshuara”, u shpreh ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026