Rudina Hajdari tregon se si mund të ringrihet PD
“Rishikimi i statutit, ri-ngritja e të gjithë strukturave, rithemelimi i të gjithë organeve të PD, është një shans shumë i mirë për të thithur jo vetëm ish-anëtarë por edhe njerëz të rinj të një gjenerate të re”.
Kështu deklaroi ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari në një intervistë për Euronews Albania për bashkimin e ringritjen e PD-së.
“PD ka kohë që është futur në krizë, por këto 8 muaj kanë qenë më të vështirë. Tani është momenti që të japim kontributin tonë, një shans shumë i mirë për PD-në”, u shpreh ajo.
Ish-deputetja mbështet ndryshimet në statut të propozuara më 11 dhjetor.
“I jep më shumë peshë anëtarësisë dhe dobëson rolin e kryetarit. PD është një aset kombëtar dhe duhet t’i rikthehet misionit të një aset kombëtar dhe duhet t’i rikthehet misionit që ka pasur, nuk mund të jetë më partia e një individi”, tha ajo.
Sa i përket marrëdhënies me Sali Berishën, ajo tha se me ish-kryeministrin ka lidhje familjare dhe gjithmonë i ka mbajtur raportet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta