Pretendonin 3 mandate, shqiptarët e Preshevës mund të mbesin pa përfaqësim
Shqiptarët që jetojnë në jug të Serbisë, rrezikojnë të mbeten pa asnjë përfaqësim në Kuvendin e Serbisë pas zgjedhjeve të 3 prillit.
Në përbërjen e deritashme të Kuvendit të Serbisë kanë qenë tre deputetë shqiptarë, të cilët kanë fituar mandatin, pasi kanë garuar me një listë të përbashkët, të formuar me iniciativën e Qeverisë së Shqipërisë.
Ndërsa në zgjedhjet e fundit, partitë shqiptare garuan me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare, me gjithsej 20 kandidatë.
Ditën e djeshme, politikani shqiptar në Luginë të Preshevës, Shaip Kamberi, kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në këtë zonë.
Kamberi tha se këto zgjedhje u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të shqiptarëve për shkak të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.
Sipas tij, zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës