Aktivisti tregon arsyen pse shqiptarët mbetën pa përfaqësim në Serbi

6 Prill 2022 | 12:35

“Shqiptarët në Serbi mbetën për herë të parë pa përfaqësues, pasi partitë shqiptare ishin të ndara dhe nuk formuan një koalicion”.

Kështu u shpreh për “Euronews Albania”, Muharrem Saliu, drejtues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi.

“Shqiptarët për herë të parë mbetën pa përfaqësues në parlamentin e Serbisë. Në zgjedhjet e fundit, Partia për Veprim Demokratik  dhe Partia Demokratikë kishin një koalicion në zgjedhjet parlamentare. Janë të njëjtat parti që dolën të ndarë në zgjedhjet lokale. Kjo tregon që ka munguar një koordinim i brendshëm”, tha Saliu.

Sipas tij, pasivizimi i adresave po përdoret për të justifikuar humbjen.

“Pasivizimin po e përdorin si justifikim pasi nuk i kanë bindur qytetarët për të votuar. Ato dolën të përçarë dhe nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Pasivizimi adresave ka ndodhur vazhdimisht, jo vetëm tani. Mendoj se është vonë për të justifikuar humbjet përmes pasivizimit, sepse pasivizimi është heshtur për 5 vite derisa është realizuar dhe më pas është relativizuar nga përfaqësuesit politikë”, deklaroi Saliu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026