Berisha: Po punojmë për anëtarët e rinj dhe të vjetër të partisë
Pas mbledhjes në Komisionin e Rithemelimit, Sali Berisha tha se po punohet për rifreskimin e databazës së partisë, me anëtarët e vjetër dhe të rinj.
“U diskutua gjerësisht për listat me të cilat do votohet gjatë këtyre javëve për kryesitë, për kryetarët dhe tani disponohen lista të vitit 2019, të qershorit të vitit 2021 dhe të referendumit të 18 dhjetorit 2022. Lista do u dërgohet kryesive të Parisë Demokratike, të cilat do të jenë ato që do japin përfundimet për listën me të cilën do të votojnë anëtarët e PD-së. Kam besim se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar të votojë dhe të shpresë vullnetin e tij”, u shpreh Berisha.
Ai nënvizoi se u ngrit një grup pune për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD-së në emigracion dhe diasporë.
“Në mbledhje u diskutuan probleme të tjera dhe me ketë rast edhe njëherë duhet të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç pajisjes me dokumentet e PD-së dhe jo për qëllime votimi. Diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizativ, të bashkëpunimit më organizata të tjera përveç organizatave partnere. U diskutua dhe u ngrit një grup pune për të hartuar udhëzuesin e ngritjes së degëve të PD-së në emigracion dhe diasporë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta