Rusia bombardon Mikolaiv, banorët refuzojnë të braktisin qytetin

6 Prill 2022 | 23:10

Marina është një nga viktimat e shumta të bombardimeve ruse në Mikolaiv. Të dielën ajo po shëtiste me vajzën 15-vjeçare kur ranë pre e një bombe.

“Për mua s’ka problem, mora një plagë të lehtë. Por atë që pash do ta mbaj mend gjithë jetën. Vajza ime është në spital, ajo po i nënshtrohet sërish një operacioni. Dje krahu i saj u qep, por nervi i është dëmtuar, ndaj po operohet sërish. Dora e saj nuk është mirë; i dhemb shumë, më shumë nga sa mendohej”, thotë Maryna Andriyash.

Por shpresa e motivon atë të mos largohet nga Ukraina dhe të vazhdojë punën.

“Punoj tek Gjendja Civile. Ka shumë njerëz që duhet të regjistrohen dhe që duhet të regjistrojnë fëmijët. Shumë prej tyre edhe martohen atje. Unë martoj njerëzit dhe ushtarët që vijnë tek ne. Nuk mund ta lë punën time, vendin tim dhe familjen, pasi kjo është shtëpia jonë, është jeta jonë, një jetë fatkeqe”, tha Andriyash.

Por edhe brenda spitalit, Marina nuk është e sigurt. Të hënën, 15 raketa goditën ndërtesën.

“Ne jemi njerëz paqësorë, nuk i bëjmë keq askujt. Jemi gati të ndihmojmë këdo që vjen në spitalin tonë. Kjo është detyra jonë dhe nuk mund ta braktisim vendin e punës. Krahas të plagosurve ne kemi një numër të madh njerëzish që vijnë gjatë gjithë kohës dhe marrin trajtimin që u duhet, sidomos ata me sëmundje kronike”, shprehet mjeku, Petro Rimar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026