”Teatri një plagë për Shqipërinë, por palët duhet të dialogojnë,” nxit Mihailoviç nga Europa Nostra
“Çfarë do të bëjë tani Europa Nostra për të mbështetur artistët që tani po kërkojnë drejtësi për atë që ndodhi dhe ata gjithashtu duan rindërtimin e së njëjtës godinë?” pyeti gazetarja Ilva Tare të ftuarën e saj Sneshka Mihailoviç, sekretare e përgjithshme e Europa Nostra.
“Ne do të vijojmë të mbështesim dhe të rekomandojmë atë që kemi rekomanduar që prej ditës së parë kur u përfshimë me këtë çështje. Rekomandimi kryesor është që të gjitha palët e përfshira të ulen në një tryezë. Duhet të ketë dialog. Përfshirja e qytetarëve, komuniteteve, shoqërisë civile në vendime të rëndësishme që prekin ambientin e tyre, identitetin dhe historinë, është një nga standardet thelbësore që është njohur nga disa dokumente europiane dhe Shqipëria gjithashtu i ka nënshkruar dhe zbatuar konventat europiane, nga Këshilli i Europës etj.
Pra është praktika më e mirë dhe këtë e kemi kërkuar që në fillim. Kjo nuk ndodhi dhe edhe tani që godina nuk është më aty, ne do të vijojmë të themi se rruga përpara nuk do të jetë lufta midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, por mirëkuptimi mes tyre dhe përfshirja e sa më shumë njerëzve, sepse ky teatër është bërë në njëfarë mënyre martir i trashëgimisë dhe do të jetë plagë për një kohë të gjatë,” u përgjigj sekretarja e përgjithshme.
“Një plagë kulturore, por edhe për demokracinë në Shqipëri. E vetmja mënyrë për të shëruar një plagë është hapja e një dialogu dhe nuk është kurrë vonë që kjo të ndodhë. Dhe nuk është kurrë vonë edhe që autoritetet të thonë se kanë bërë një gabim, sepse nuk dihet ende përse u shkatërrua në mënyrën që u shkatërrua. Ndaj hapja e dialogut dhe marrja në konsideratë e të gjitha opsioneve të mundshme, përfshi opsionin për rindërtimin e teatrit dhe riplanifikimin e këtij sheshi ku ndodhej teatri, duke respektuar kujtesën dhe planimetrinë e gjithë zonës e cila mbrohet me ligj. Prandaj, thirrja për dialog është gjithmonë një mesazh i rëndësishëm i Europa Nostra dhe do të vijojë gjithnjë të jetë i tillë,” shtoi znj. Mihailoviç.
“Sapo të hiqen kufizimet e udhëtimit është dëshira ime e madhe që të vij, jo vetëm në Tiranë, por të vizitoj edhe pika të tjera të trashëgimisë sepse ju e dini që Europa Nostra shqetësohet për të gjithë trashëgiminë në Europë, ndaj mezi pres të vij dhe shpresoj t’ju takoj me rastin e vizitës time, dhe jo vetëm times por të një delegacioni të Europa Nostras,” përfundoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta