Greqia rikthehet tek qymyri në përpjekje për pavarësi nga gazi rus

7 Prill 2022 | 14:38

Greqia është duke kërkuar burime të reja të energjisë duke mos hequr dorë as nga qymyri.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përuroi një park diellor 204 megavat, pjesë e procesit të kalimit drejt energjisë së gjelbër.

Parku diellor në qytetin verior grek të Kozanit, i cili u ndërtua nga rafineri më i madh i naftës në Greqi, , do të furnizojë me energji elektrike 75 000 familje.

Greqia tejkaloi objektivin e saj për vitin 2020 duke përdorur burimet e rinovueshme për 21.7% të konsumit të saj të energjisë dhe synon të arrijë në 35% deri në vitin 2030.

Për të përballuar çmimet e larta të gazit natyror, kreu i qeverisë njoftoi se do të vijojë puna në fabrikat e qymyrit.

Greqia, e cila mbulon rreth 40% të nevojave të saj vjetore për energji me gaz rus, ka kërkuar të rrisë kapacitetin rezervë të qymyrit.

Dikur burimi kryesor i energjisë vendase, qymyri tani përbën një pjesë të vogël të prodhimit të energjisë  madje deri në 2028 ishte planifikuar të mbyllen të gjitha fabrikat  me qymyr.

Duke sinjalizuar një ndryshim në këtë plan, Mitsotakis tha se uzina e re në Greqinë veriore ndoshta do të përdorë qymyrin deri në vitin 2028.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026