Legalizimi i kanabisit do sjellë lulëzimin e trafikut të drogës, thotë Noka

7 Prill 2022 | 16:22

Deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar për mundësinë e legalizimit të kanabisit për përdorim mjekësor në Shqipëri.

Sipas Nokës, me legalizimin e kanabisit në Shqipëri do të lulëzonte trafiku masiv i lëndëve narkotike dhe bandat kriminale do të bëheshin shumë herë më të fuqishme.

Noka tha se kryeministri Rama e prezanton u këtë nismë në një kohë kur vendi prej vitesh “është shndërruar në furnizues për të gjitha llojet e drogave në Europë”.

“Çdo biznesmen që do të marrë licencën për të kultivuar kanabisin do të jetë një ushtar në duart e bandave të krimit”, u shpreh Noka.

Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të legalizojë kultivimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Ky vendim pasi sipas rezultatit të Këshillimit Kombëtar, 61 për qind e shqiptarëve e përkrahin legalizimin e kanabisit mjekësor në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026